Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Kërçovë, ndërrojnë jetë dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të gurthyesit në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.

MPB e ka konfirmuar rastin, prej ku thonë se aksidenti ka ndodhur sot në orën 07:10.

“Sot në orën 7:10 të mëngjesit është denoncuar e në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë dy makina: ‘Audi’ me targa të huaja e drejtuar nga 42- vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Skoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamjani i Tetovës”.

“Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.

Për shkak të aksidentit, mëngjesin e sotëm është mbyllur qarkullimi në këtë rrugë. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë bërë këqyrje të vendit, pas së cilës qarkullimi është normalizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu