Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Në kulmin e një tensioni me “era luftë” me Turqisë dhe Greqisë, një politikan turk bëri gjestin e paimagjinueshëm, duke shpalosur flamurin e vendit të tij në zemër të Athinës, para parlamentit grek, e lëshuar mesazhe për paqe e jo luftë mes dy fqinjëve.

Ai është kryetari i TDP (Partia Turke për Ndryshim), Mustafa Sarigul. Ai i kërkoi kryeministrit Kyriakos Mitsotakis që të mos kërkojë ndihmë nga SHBA, por ta kërkojë zgjidhjen te vetë Turqia.

“Për momentin jam në Greqi. Mos kërkoni ndihmë nga Amerika! Kërkoni miqësi nga Turqia!

Mitsotakis, hiq dorën nga armët, ejani në paqe, ne jemi këtu!”, tha Mustafa Sarigiul në videon që postoi në rrjetet sociale, teksa hapi flamurin e vendit të tij në sheshin Sintagma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu