Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani janë bërë prindër. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë disa foto gjatë kohës që Iman ka qenë shtatzënë.

Sakaq, aktori ka zbuluar edhe emrin që i kanë vendosur të bijës.

Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur””, ka shkruar Murat krahas fotove.

Kujtojmë që çifti u martuan në 2016 dhe fatkeqësisht u përballën me humbjen e një fëmije në vitin 2019, ende pa e sjellë atë në jetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Murat Yıldırım (@mrtyldrm)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu