Aktori i njohur turk, Ismail Ege Sasmaz i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me Hande Sasmaz në një festë të ngrohtë me familjar e miq.
Përmes disa fotografive të postuara nga ceremonia, Hande ka treguar se po i duket ëndërr kjo ngjarje.
Mirëpo, një vëmendje të madhe ka marrë një “mik” special, që ka kaluar në altar bashkë me çiftin. Bëhet fjalë për qenin e tyre, i cili është komentuar mjaft gjatë edhe në rrjetet sociale.
View this post on Instagram









