Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin

Bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar”, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi, koalicioni ka siguruar dy mandate për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet në garë për fitimin e mandatit të tretë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kamberi, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë gjithsej 27.230 vota. Pas aplikimit të koeficientit prej 35 për qind, që sipas tij lidhet me lehtësitë zgjedhore për pakicat kombëtare, kjo shifër arrin në 36.761 vota të llogaritura.

Kamberi e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të bashkimit politik dhe të besimit të qytetarëve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të tyre institucional në Serbi.

Teksti i plotë i Shaip Kamberit:

ARRITJE HISTORIKE! 🇦🇱

Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.

Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona! 🇦🇱


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu