Aktorja turke, Ebru Sahin martohet në Ohër me basketbollistin Cedi Osman

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin, duket se i ka dhënë fund beqarisë. Ajo dhe partneri i saj, basketbollisti turko-maqedon, Cedi Osman, thuhet se kanë organizuar një ceremoni në Ohër.

Kështu kanë bërë të ditur përmes disa fotografive që kanë shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

I pranishëm në mesin e miqve në dasmën e dyshes së njohur ka qenë edhe artisti Bertan Asllani, i cili prej disa vitesh është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Çifti siç raportojnë mediat do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çesme më 7 korrik. Ata u fejuan po ashtu gjatë këtij viti, më 18 maj. Të njëjtit kanë shkëlqyer me paraqitjen, ndonëse ishte një organizim me më pak njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu