Akuzat për keqpërdorim të avionit të qeverisë, Xhaferi: Për asnjë çmim nuk do ta vendosja veten dhe të tjerët në rrezik! Koalicioni s’ka qenë në rrezik

Ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka demantuar akuzat se ka urdhëruar të kthehet aeroplani zyrtar i Qeverisë nga servisimi, vetëm e vetëm që të realizojë fluturimin e tij deri në Budapest. Siç sqaroi Xhaferi për TV21, Kuvendi fillimisht ka bërë kërkesë për t’iu dhënë në shërbim aeroplani zyrtar i Qeverisë, por një javë para fluturimit janë njoftuar se fluturimi nuk mund të realizohet. Më pas, nga Kuvendi kanë shqyrtuar mundësinë për fluturim komercial, por për shkak çmimeve të larta të biletave, kanë vendosur të udhëtojnë me vetura. Më pas një ditë para nisjes, nga shërbimet e përgjithshme kanë njoftuar se aeroplani është gati dhe në dispozicion për fluturim. Siç thotë Xhaferi, nuk ka mundur të vendosë në rrezik as jetën e tij e as të tjerëve. Bëhet fjalë për fluturim në Budapest, në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve më datën 3 nëntor 2019.

“Unë skam lidhje se ka patur rrezik koalicioni dhe thash, për asnjë çmim, as veten e as ata që është dashur të udhëtojnë me mua nuk do ti kisha vënë në rrezik poqëse aeroplani nuk mund të fluturojë. Tek e fundit ajo çështje është kompetencë ekstra e atyre që fluturojnë si zyrtarë. Nëse pilotët thonë se nuk mundet të fluturohet, nuk ka forcë që e urdhëron pilotin që të ngritet në ajër. Kështu që këto janë shpifje që i di vetëm drejtori pse i ka bërë”, tha mes tjerash Talat Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu