Albano Bogdo: Të fortët e lagjes me rrihnin me grushta e shkelma

Albano Bogdo është një ndër aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, aktori ka zgjedhur të tregojë se si ai vetë ka rënë pre e bulizmit dhe se si ia ka dalë mbanë nga lufta e përditshme me të fortët e lagjes.

“Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, bulizmi nuk ishte vetëm verbal. Ishte kryesisht fizik.

Çdo lagje apo shkollë, kishte 5 apo 6 të fortë, që të qëllonin sa herë të donin”- shkruan Bogdo në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook

Më bëri të mendohem pak kjo puna e bulizmit. Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, bulizmi nuk ishte vetëm verbal. Ishte kryesisht fizik.

Çdo lagje apo shkollë, kishte 5 apo 6 të fortë, që të qëllonin sa herë të donin. Çfarë bëra unë? Krijova një shoqatë? Bëra thirrje për ndihmë? Qava se më shanë apo më qëlluan? Aspak.

U bëra shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan ditën që linden( shaka).

Mbarova shkollën, u bera ky që jam sot, dhe ish- bulistat( sa emër qesharak) më marrin në tel dhe me thonë se e kanë per nder që janë nga i njëjti qytet me mua.

Zgjidhja nuk është hakmarrja. Zgjidhja nuk është ankesa, apo qurravitja. Zgjidhja është të besosh në veten tënde, ose të kesh 45 kushërinj të parë siç kisha unë dhe stë ngacmon njeri. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu