Albin Kurti: Duhet të ndryshohet himni i Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se himni i Kosovës duhet ndryshuar. Ai tha se as himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.

“Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot. Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” sic edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti.

Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heq as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet.

“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heqi flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV’së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë por të kombit shqiptar.

“As himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqipëtar”, shtoi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu