Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës. Zyra për media e Qeverisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot ky takim do të zhvillohet në orën 10:00.
Megjithatë, Qeveria nuk ka treguar se cili do të jetë rendi i ditës për mbledhjen e sotme. I vetmi detaj i publikuar është ai se mbledhja fillon në ora 10:00.
“NJOFTIM PËR MEDIA 8.9.2021 1.Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 10:00”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë.









