Kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti po qëndron aktualisht në Shqipëri.
Në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, Albin Kurti ka takuar të premten kryeministrin e atjeshëm, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për disa orë.
E, një ditë më vonë, Kurti ka darkuar në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të njeriut që e priti dje në kryeministrinë e Shqipërisë.
Ai është parë në një fotografi bashkë me Armand Shkullakun, me Andi Bushatin dhe me Fatos Lubonjën.










