Albin Kurti për herë të parë në stadium ndjek ndeshjen e Kosovës

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, për herë të parë është duke përcjellë nga afër Kosovën në futboll.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook ku ka treguar se po e shikon ndeshjen me Malin e Zi nga tribunat lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!” ka shkruar ai.

Para zgjedhjeve të 6 tetorit, ku sipas rezultateve të deritashme Kurti është fitues, ai kishte lënë të hapur mundësinë për të parë nga afër Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu