Albin Kurti: Shqipëria dhe Kosova ta ndërtojnë BE-në brenda vetes (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë BE-në brenda vetes pasi nuk janë të integruara ende me njëra-tjetrën . Kështu mendon lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë dhënë për Report TV me gazetarin Denis Minga .

Sipas Albin Kurtit, Shqipëria dhe Kosova kanë shumë për të bërë për rimëkëmbjen e ekonomive respektive ndërsa shton se bashkimi kombëtar dhe integrimi europian nuk e pengojnë njëri-tjetrin.

Duke folur për shqiptarët e Maqedonisë Albin Kurti tha se ata vendosën të heshtin për emrin e ri pasi zgjodhën integrimin sa më shpejt në Nato dhe BE. Ndërsa situatën në Kosovë Albin Kurti e përshkroi kaotike me një qeveri të pakicës zgjidhja e së cilës do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Kurti tha se është e djathta në BE që është investuar tek ideja se vendet e Ballkanit fillimisht duhet të reformohen e më pas të integrohen.

“Fatkeqësisht të djathtët në BE, mundohen të minimizojnë të djathtët e tjerë. Si pasojë e trysnisë së djathtë në BE, mbizotëron bindja se duhet të reformohemi e më pas të integrohemi.

Ne jemi në kontinentin e Evropës, por është thellim i bashkëpunimit ekzistues. Ka një keqkuptim për BE-në, e përjetojnë shumë si vlerë dhe pak si interes. Me strukturën që kemi ne, jemi shumë pak në tregun evropian. Duhet të rimëkëmbim vendet tona, e duke e ndërtuar BE-në brenda vetes sonë, sepse është ky interesi ynë.”

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu