Albin Kurti sot për vizitë në Shkup dhe Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup dhe Tetovë, në kuadër të një agjende takimesh me krerët komunal të Tetovës dhe komunës së Çairit të Shkupit.

Sipas agjendës së planifikuar, kryeministri Kurti fillimisht do të ndaloj në Shkup, ku në ora 14:30 do të bëj përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në komunën e Çairit.

Ndërsa më pas vizita e tij vijon në Tetovë, ku nga kreu i kësaj komune është shpalosur edhe agjenda e vizitës.

16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.

17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.

Në kuadër të kësaj vizite nuk janë paraparë takime me krerët qeveritar të Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu