Albin Kurti: Vuçiçi, një Millosheviç me mjete të tjera, si do reagohej në rast lufte me Serbinë

Aleksandar Vuçiç është pasardhësi politik i Slobodan Millosheviçi, ashtu si Millosheviçi ishte pasuesi politik i Aleksander Rankoviçit. Si njeri që në thelb i përket të njëjtës linjë historike të politikës ekspansioniste serbe, Vuçiç ishte logjikisht ministri i Informacionit gjatë qeverisjes së regjimit të Millosheviçit gjatë luftës – ka qenë ky vlerësimi i bërë nga kryeministri në pritje i Kosovës Albin Kurti, reth njeriut që nesër mund të gjendet përballë tij në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në një intervistë për median malazeze Pobjeda, Kurti tha se “Vuçiç dëshiron të demarkojë me shqiptarët në mënyrë që të ndajë Kosovën, dhe më vonë të demarkaojë me kroatët për të ndarë Bosnjën”.

“Nga e gjitha kjo do të përfitonte nga Rusia. Pas dy grusht-shteteve të dështuara, në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore, rikthehet ‘nga dera e madhe’, tani me ndihmën e një konflikti të ri të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë”, argumentoi kreu i VV-së.

Kurti paralajmëroi se një konflikt i ri midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të lokalizohet, pasi siç tha ai, “kundrejt Serbisë, shqiptarët veprojnë si komb, jo si një shtet i brishtë i Kosovës”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu