Albion Rexhaj, ky djal vetëm 12 vjeç që ua morri zemrat të gjithëve me muzikën e tij (VIDEO)

Albion Rexhaj, sigurisht që ky emër ju tingëllon i njohur pasi e keni parë dhe dëgjuar gjithandej nëpër Televizione, YouTube me këngët e tij, neper gazeta te ndryshme për aritjet e tij etj, shkruan InfoShqip.com

Ka 12 vjec ndërsa me muzikë ka filluar të merret qysh i vogël, me muzikë për më të vegjëlit e duke ardhur edhe tek ato për më të riturit.

Bashkëpunime nga më të ndryshmet me plot suksese një ndër to vlen të ceket edhe me këngëtarin Hekuran Krasniqi.

Albion Rexhaj jeton në Zvicër ku nga atje ka dëshirë ta zhvillojë karierën e tij muzikore.

Ai ka realizuar shumë fotosesione të ndryshme me shumë fotograf të njohur shqiptar dhe më e rëndësishmja projektet i ka me bashkëpunëtor shqiptar ku tregon se ndjehet krenar me faktin që është shqiptar.

Ai ka bërë një boom të madh këtë vit me projektin e tij të fundit që e ka sjellë me një stil më ndryshe të titulluar ‘Fake Love’ e cila ka arritur mbi 300 mijë klikime në rjetin e videove YouTube.

Ne ju themi që të bëheni gati edhe për projekte tjera nga Albion Rexhaj që do vijnë shumë shpejtë dhe do thyejnë rekorde shqiptare gjithandej.

Albion Rexhaj jo vetëm që ka arritur tua fitojë zemrat pubilkut shqiptar por edhe atyre të huajve./InfoShqip.com





PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu