Aleanca: Jemi të mobilizuar, nga nesër fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për Blerim Rekën

Në mbledhje e djeshme të Kryesisë Qëndroretë Aleancës për Shqiptarët e mbajtur më 01.03.2019, u rikonfirmua mbështetja e Kandidatit të pavarur për President Shteti në Maqedoninë e Veriut profesorit Blerim Reka.

U zgjodh shtabi qëndror i Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet presidenciale me Kryetar z. Remzi Mehmedi, nënkryetar i ASH.

Gjithashtu i ftojmë të gjithë antarët e ASH por edhe gjithë qytetarët tjerë se që nga nesër mund ti deponojnë nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidatit Blerim Reka.

Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shteteror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë.

* Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vete.

Ju falenderojme!

Shtabi qëndror i ASH,
Zgjedhjet Presidenciale 2019
02.03.2019


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu