Aleanca kundër Talat Xhaferit Kryeministër?

Tashmë dihet se, sipas Marrëveshjes së njohur të Përzhinos, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, (formalisht) kryeministri duhet të jetë shqiptar. Por, ashtu edhe siç pritej, kjo çështje, pavarësisht faktit se është një formalitet që nuk çon peshë, por që trajtohet si diçka simbolike, nuk do të kalojë edhe aq lehtë, aq më tepër kur dihet se tani pritet të dalë në shesh besueshmëria e vërtetë e palëve në koalicionin qeverisës.

Pala maqedonase, përkatësisht LSDM, vështirë se do të pajtohet (këtë e di se mund ta shfrytëzojë VMRO) që edhe kryeministri, edhe kryetari i Kuvendit të jenë shqiptarë. Sipas disa informacioneve, LSDM dhe BDI, parimisht kanë arritur një ujdi që “edhe ujqit të jenë të ngirë, edhe dhentë të jenë në numër”. Kështu, pritet që për kryeministër të propozohet Talat Xhaferi, kurse vendin e tij ta zë kandidati maqedonas. Me këtë sado kudo arrihet paqja për veprim të mëtejshëm, përkatësisht për një front të përbashkët (LSDM –BDI) në zgjedhjet e ardhshme.

Por, jozyrtarisht merret vesh, se propozimin e BDI-së, nuk e mbështet pjesa dërmuese e Aleancës. Nëse dëshmohet kjo, atëherë matematikat e koalicionit qeverisës do të jenë shumë të rënda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu