Aleanca për shqiptarët do të japi gjithçka nga vetja

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi morri pjesë në hapjen e shtabeve të koalicionit Aleanca për shqiptarët në fshatrat Gradec, Senakos, Negotinë, Dobërdoll dhe Toplicë. Në hapjen e këtyre shtabeve i pranishëm ishte edhe kryetari i LR-PDSH-së z. Ziadin Sela, anëtarë të kryesisë qëndrore të Unitetit, si dhe kandidatët për deputet në kuadër të Aleancës për shqiptarët.

Në fjalimin e tij përshëndetës në fshatin Gradec, kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që njerëzit e vullnetit të mirë ta shfrytëzojnë kohën maksimalisht për të kërkuar që gjith e vërteta 25 vjeçare e organizimit politik dhe shoqërorë të shqiptarëve në Maqedoni, të del në sipërfaqe dhe asesi nuk duhet lejuar që këtë kohë ta shfrytëzojnë më mirë njerëzit e vullnetit të keq, ashtu si ka qenë deri më tani. Ne nuk guxojmë që të lejojmë të largohemi nga vatrat tona shekullore, edhe pse statistikat flasin se vetëm gjatë këtij viti në gjykatën themelore në Gostivar janë nxjerrë mbi 10 mijë dokumente apostile, që nënkupton një egzodus klasik të rinisë shqiptare, me arsyetimin se do të kthehemi kur të rregullohet gjendja. Gjendja mund të rregullohet vetëm bashkarisht duke dhënë gjithçka nga vetja jonë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën se pse ne ndodhemi në këtë gjendje të mjerrueshme, theksoi kryetari i RDK-së Vesel Memedi.
Në hapjen e shtabit të Aleancës për shqiptarët në fshatin Negotinë, kryetari Vesel Memedi theksoi se shumë figura politike dhe publike për 25 vjet janë strehuar në emër të logos dhe liderit partiak, dhe e gjitha kjo në emër të kombit apo fesë, dhe e gjitha në kurriz të kombit shqiptarë në përgjithësi. Kërkohet angazhim maksimal që këta njerëz të demaskohen me qëllim që popullata të kuptojë se pas cilit imam kombëtarë dhe fetarë janë lidhur në këto 25 vite të organizimit politik dhe shoqërorë në Maqedoni. Aleanca për shqiptarët do të bëjë çmos që kjo e vërtetë të del në sipërfaqe dhe për këtë arsye kërkohet edhe angazhim maksimal i popullatës që të kërkojnë të del në sipërfaqe e vërteta dhe drejtësia, dhe se vetëm pas këtij momenti mund të flitet për oferta konkrete të platformave dhe programeve të partive të ndryshme politike, theksoi kryetari i RDK-së Vesel Memedi.
Në fjalimin e tij përshëndetës në fshatin Senakos, kryetari Vesel Memedi theksoi se Aleanca për shqiptarët është mjaft e vetëdijshme për sakrificën e deritanishme trupore, shpirtërore, në pasuri, në jetë, por kështu ka qenë deri më tani dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kontributi për zhvillimin e kombit është punë konstante dhe për këtë arsye Aleanca për shqiptarët do të japi gjithçka nga vetja për një mirëqenie më të mirë për kombin shqiptarë në përgjithësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu