Alergjia nga medikamentet, simptomat që duhet të na shqetësojnë

Efektet anësore të medikamenteve janë të shumta dhe po ashtu edhe mënyra e shfaqjes së këtyre efekteve tek njerëzit është e ndryshme.

Vetëm 5-10 përqind e këtyre efekteve anësore ndodhin si pasojë e një reaksioni alergjik ndaj medikamentit.

Nëse, pasi keni marrë një medikament, ju shfaqen simptoma të tilla si skuqje në lëkure, urtikarie apo vështirësi në frymëmarrje, atëherë mund të keni të bëni me një alergji medikamentoze.

Ashtu siç ndodh edhe me reaksionet e tjera alergjike, kjo ndodh atëherë kur sistemi imunitar bëhet i ndjeshëm ndaj substancave përbërese të medikamentit.

Simptomat e alergjisë nga medikamentet janë:

• Skuqje e lëkurës apo urtikarie
• Të krruara
• Fishkëllima në gjoks apo probleme të tjera me frymëmarrjen
• Enjtje
• Anafilaksia, një reaksion kërcënues për jetën, që prek njëkohësisht dy ose më shumë sisteme organesh në trup (p.sh. kur kemi njëkohësisht skuqje të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje).

Në rastet kur vëreni simptomat e mësipërme pra nëse dyshoni se keni një reaksion alergjik nga medikamentet ju duhet të drejtoheni për konsultë tek mjeku specialist alergolog, I cili është i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre lloj patologjive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu