Alexander-Arnold për duelin me Vinicius: Do të ketë shumë beteja individuale, por Liverpool ka një plan ekipor për finalen

Një ditë para finales së Ligës së Kampionëve 2022 , Trent Alexander-Arnold ka folur për mediat për ndeshjen, por edhe për betejën që do të ketë në krah kundër Vinicius.

Mbrojtësi i djathtë anglez këmbënguli se duel mes tyre nuk do të vendosë finalen, pasi të kërkohet përpjekje ekipore.

“Kur luani kundër Real Madridit, ju prisni të përballeni me lojtarë të klasit botëror dhe do të ketë beteja individuale në të gjithë fushën”.

“Ne kemi një plan loje rreth mënyrës se si do të përballemi me të gjitha kërcënimet që ata paraqesin”.

“Vinicius është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai e ka treguar këtë veçanërisht këtë sezon me golat dhe asistimet e tij dhe kërcënimet e tij. Ai është një lojtar emocionues për t’u parë”.

“Ne kemi detyrën tonë për të bërë si individë, si kolektiv dhe si grup. Por, është një lojë ekipore dhe skuadra fiton në fund të ditës”, ka thënë Arnold.

Mbrojtësi i djathtë u pyet edhe për gjendjen shpirtërore të skuadrës, duke qenë se ata hyjnë në këtë ndeshje vetëm një javë pasi humbën garën për titull në Ligën Premier në ditën e fundit.

“Mendoj se e kemi lënë të dielën pas vetes dhe kemi përvojën këtë sezon për t’u fokusuar në atë që do të vijë më pas”.

“Ne kemi ecur deri në fund në të gjitha garat, kështu që harrojmë garat e tjera kur kemi nevojë dhe përqendrohemi në atë në të cilën jemi në vijim”.

“Ishte e vështirë në atë kohë, por tani është prapa nesh”.

“Të jesh në gjendje të luash për një titull të dytë të Ligës së Kampionëve në këtë moshë është e veçantë për mua. Ka pasur shumë legjenda që nuk e kanë pasur këtë mundësi”.

“Është një privilegj, por ne kemi përballë një kundërshtar të klasit botëror”, ka thënë mbrojësi angelz.

Ndeshja finale Liverpool – Real Madridi zhvillohet të shtunën nga ra 21:00./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu