Ali Ahmeti është i shqetësuar se shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër serioze përpos BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur lidhur me zhvillimet aktuale dhe spektrin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut duke thënë se është i shqetësuar se partia që drejton ai nuk ka konkurrencë serioze. “Po të isha i sigurt që shqiptarët kanë një alternativë tjetër, nuk do të isha shqetësuar, por kur shohë çfarë organizimesh dhe lëvizjes ka, vërtetë jam i shqetësuar. Unë dua që ne të kemi vërtetë konkurrencë serioze, dhe jo të merren me përralla. Ore dolën me qindra mijëra përgjime për BDI, po si nuk doli një që është keqpërdor besimi i elektoratit, Por merren me përralla me mbret .

Po a mendon dikush që po të kishin di[ka për BDI apo për mua personalisht, a do të na falte dikush. Asnjëherë nuk do të falte. Prandaj mos përpiqen me gjëra të tilla të turpshme të krijojnë terren dhe të dëshpërojnë njerëz në hapësirat shqiptare.”, theksoi Ahmeti. Ai fton partitë që të maten me punë, vizione, programe dhe kapital. “BDI ka kapital më të madh njerëzor dhe intelektual që ka bërë deri tani, si profesorë universitetesh, studjuesh nga më të mirët, jo vetëm në vendin tonë. Jemi krenar që njerëzit na përfaqësojnë jo vetëm në vendet e BE-së, por gjithandej.”, theksoi Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu