Ali Ahmeti në Sllupçan: Po të na e prek dikush atë që e kemi arritur me gjak e djersë…ngjallen prap heronjtë ndër varre

Sot pasdite në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës u shënua 2 Maji – Dita e shpalljes së Karadakut “Zonë e Lirë”.

Në manifestim morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve të rënë në altarin e Lirisë, si dhe mysafirë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare dhe vise të tjera.

Para të pranishmëve foli kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai tha se shqiptarët nëpër dekada kanë sakrifikuar burra e gra, por asnjëherë nuk u përkulën.

“Kundërshtarët tanë përballë që kishim, nuk e dinin që nënat shqiptare i kanë rrit bijtë dhe bijat e veta në djep prej prushi që nuk dinë të ndalen. Kur dikush ua shkel varrin mbi varre. Ne shqiptarët, na vrisnin e na masakronin në çdo periudhë të historisë që po kalonim. Nëpër dekada kanë sakrifikuar burra e gra, por asnjëherë nuk u përkulën . Prandaj, këto amanete, këto histori, nuk janë as të thjeshta dhe më se të vërteta, se po të na prekë dikush atë që e kemi arritur me gjak e djersë për flamur e gjuhë amtare, do të ngjallen prapë heronjtë ndër varre. Prandaj, vëllezër e motra, pa gjakun e tyre ne nuk do flisnim dhe nuk do shkruanim shqip, pa gjakun e tyre ky flamur kaq krenar, nuk do valëvitej përpara këtij murlani dhe përpara gjithë nesh”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu