Ali Ahmeti prezenton deklaratën e përbashkët: Deklarojmë të bashkëpunojmë dhe qeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë ndryshimet kushtetuese

Sot Fronti Europian ka mbajtur takimin, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emër të të gjithë liderëve të koalicionit. Ai ka njoftuar për një fitore të madhe të Frontit Europian, jo vetëm në zgjedhjet presidenciale por edhe në ato parlamentare.

Ai gjithashtu prezantoi një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të ndryshëm politikë, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasmin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

“07.12. 2023
Deklaratë e përbashkët politike
Fillimi i negociatave me BE-në sjellë përfitime strategjike dhe domethënëse për vendin tonë. Duke marrë parasysh krizën në Maqedoni ne palët nënshkruese bashkohemi me një zë për ta adresuar nevojën urgjente për stabilitet në vend.
Kriza aktuale e lidhur ngushtë me ndryshimet kushtetuese kërkon vëmendje të menjëhershme dhe përpjekje bashkëpunuese për të mbrojtur parimet, dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ndryshimet Kushtetuese kanë krijuar një siatuatë që kërkon shqyrtim të kujdeshsëm, dialog të hapur, dhe bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Është në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie kolektive që ne paraqesim këtë deklaratë të përbashkët politike duke njohur peshën e sfidave që përballet Maqedonia e Veriut.
Për këto qëllime ne si parti politike deklarojmë si më poshtë:
Ne partië politike të nënshkruara më poshtë duke pasur parasyshë situat që ndodhet vendi, ndjemë detyrimin të deklarojmë që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe qeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.
Në nënshkrimet e përfaqësuesvëe të partive politike:
Arben Taravari
Afrim Gashi
Ali Ahmeti
Bilall Kasmi
Izet Mexhiti”, ka theksuar Ahmeti në leximin e deklaratës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu