Ali Ahmeti provokon kumanovarët, sërish do tentojë të vizitojë Kumanovën?!

Siç njoftojnë burime brenda BDI-së, Ali Ahmeti sërish do të tentojë të vizitojë qytetin e Kumanovës. Gjatë tentimit të tij të fundit, Ahmeti u prit me gurë nga banorët e Kumanovës, të cilët organizuan protesta për shkak të vizitës së tij. Thirrje për të bllokuar hyrjen e Ahmetit në Kumanovë, e bëri familja e Komandant Shqiponjës, të cilët poashtu bënë thirrje që të mos ketë dhunë, mirëpo vizitën e Ahmetit e cilësuan si provokim. Ndryshe, familjarët e Komandant Shqiponjës e konsiderojnë Ali Ahmetin si fajtor kryesor për vrasjen e anëtarit të tyre të familjes, i cili u vra nga kundër-kandidati nga radhët e BDI-së për kryetar nëndege, i cili u emërtua në këtë post nga ana e kryesisë së BDI-së. Më pas, gjatë gjykimit, ai u la të vuaj dënim me burgim shtëpiak. Familjarët e Komandant Shqiponjës e po ashtu e konsiderojnë Ali Ahmetin si fajtor edhe për luftimet e 9 majit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Për më tepër, mund ta ndiqni edhe deklaratën e plotë të babait të Komandant Shqiponjës, të dhënë gjatë protestave në vizitën e fundit të Ahmetit në Kumanovë.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu