Ali Ahmeti: Të gjitha anketat na nxjerrin fitues të zgjedhjeve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë ka folur edhe për akuzat e opozitës dhe kërkesave për ta pensionuar Bashkimin Demokratik për Integrim nga pushteti.

“Të gjitha matjet, sondazhet, anketat, vullneti i qytetarëve, e nxjerrin një Bashkimin Demokratik për Integrim fitimtare, por këtë do e thënë qytetaret, ne jemi përpjekur të bëjmë punën tonë.” tha Ahmeti. Gazetari Xhezairi parashtroi dilemën e opozitës për pabarazinë e shqiptarëve në ndarjen e pushtetit dhe të mirave nga pushteti, parave dhe resurseve.

Buxheti i shtetit vendoset me konsensus. Pjesëmarrjës në përpilimin e buxhetit janë kryetarët e komunave, ministrat, funksionarët. Ne kemi vendosur standarde evropiane sipas Marrëveshjes së Ohrit për decentralizim të theksuar dhe këtu kemi dallime me partitë e koalicionit.” theksoi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu