Ali Sadiku: U habita kur e pash Ministrin Kuçi duke rrezikuar jetën ne fshatin Kamib, ishte i pari që zbriti në Hasanbeg

ëveNë emisionin e mbrëmshëm “Click Plus” në TV21 kryetari i Shtabit emergjent për Hasanbegun Ali Sadiku tha se ishte habitur kur ka parë ministrin Kuqi duke rrezikuar jetën në ndihmë të banorëve të rrezikuar të Hasanbegut.

Gjatë debatit në Televizionin 21 mbrëmë ku të pranishëm ishin numri një i Ekonomisë Driton Kuçi, zv/kryeministri Arbër Ademi dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq Sait Saiti, u publikua se i pari funksionar shqiptar që u doli në ndihmë hasanbegasve ishte ministri Driton Kuçi, transmeton Aktuale.mk.

Ministri Driton Kuçi atë natë ishte një nder themeluesit e Shtabit emergjent të qeverisë. Që nga dita e parë e vërshimeve ai ka drejtuar operacionet e shpëtimit. Madje, Kuçi tha se rreth 500 deri 600 persona, duke filluar nga sot pritet të inkuadrohen në pastrimin e rajoneve të përfshira nga vërshimet.

“Qëllimi i këtij aksioni është përshpejtimi i pastrimit të shtëpive nga balta dhe uji i mbetur si pasojë e përmbytjeve. Ne do të jemi pranë vëllezërve tanë deri sa të krijohen kushte për vazhdimin e jetës normale”, tha në një deklaratë të tij Kuçi, duke apeluar te të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi të ndihmojnë të vijnë në Hasanbeg dhe Straçincë me qëllim që sa më shpejtë të bëhet pastrimi i shtëpive dhe rrugëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu