Gashi për qëndrimin ndaj aktgjykimeve të Hagës: Reagimi ishte qëndrim i imi personal

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, thotë se deklarata e tij lidhur me aktgjykimet ndaj katër komandantëve të UÇK-së nga gjykata në Hagë është qëndrim i tij personal dhe jo qëndrim në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, përcjell TV21.

Ai këtë e deklaroi pas reagimeve dhe kritikave të shumta në opinion ndaj qëndrimit të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku reagoi ndaj aktgjykimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke thënë se ata i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë dhe se për popullin shqiptar janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës.

“Pres që edhe ju gazetarët, edhe qytetarët ta kuptoni se personi Afrim Gashi nuk mund të jetë 24 orë dhe vetëm nga aspekti politik kryetar i Kuvendit. Prandaj, i vetëdijshëm se këtë nuk e them në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, ky ishte qëndrimi im personal, nga e kaluara ime politike. Prandaj ishte e qartë se askund nuk iu referova Kuvendit apo institucionit. Do të doja që edhe ju, edhe qytetarët të më kuptoni se ky është qëndrimi im personal dhe nuk duhet të përzihet me funksionin që ushtroj”, tha Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu