Alibeaj e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, reagon për herë të parë Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi e cilësoi nul vendimin e Enkelejd Alibeaj për ta përjashtuar nga grupi i PD.

Në emisionin Noe, Bylykbashi u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramën.

Bylykbashi tregoi se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu