Alina Boz flet për pushimet: Dua t’ia mbath nga rutina

Aktorja e njohur turke, Alina Boz, ka folur së fundmi për planet për pushime të kësaj vere. “Pushimet kanë ardhur edhe për mua, dua të shkoj në det. Të bëj sërf dhe t’ia mbath nga rutina”, ka thënë 23-vjeçarja duke treguar se nuk i planifikon ato, por beson te spontaniteti.

Aktorja tregoi se i pëlqen të kaloj kohë me njerëzit që i ka përzemër dhe nuk pret ditët e veçanta dhe datat e shënuara për ta bërë këtë.

Nga ana tjetër, i dashuri i Alinës, këngëtari Mithat Can Ozer ka mohuar pretendimet e bëra, për një ftohje mes tyre. Ai u shpreh se ndihet i çuditur nga fantazia e njerëzve dhe trillimi i historive që bëhen vazhdimisht për personazhet publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu