Allegri do të kompensohet, ja emrat për ta zëvendësuar te Juventusi

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit, sezonin e ardhshëm. Në fakt, klubi i Juventusit e ka formalizuar divorcin dhe klubi bardhezi, siç shpjegon “Sky Sport, në orët e ardhshme do të fillojë menjëherë nga puna për të gjetur pasardhësin e trajnerit livornez. Emrat që kanë qarkulluar këto kohë për këtë pozicion janë ato të Pochettino, Deschamps, Simone Inzaghi, por një sy mbahet edhe nga Antonio Conte, i cili duket afër stolit të Interit këtë kohë, por asgjë nuk është ende zyrtare.

Ndërkohë, “Mediaset” bën me dije se ndarja e “Zonjës së Vjetër” me Allegrin ka qenë konsensuale. Kjo nënkupton se trajneri do të marrë një kompensim për pushim nga puna, për vitin që i mbetej në kontratë. Paga e tij ka qenë 7.5 milionë euro në sezon (me gjithë bonuse), ndaj mbetet të shihet nëse do të kompensohet me këtë shumë të plotë, apo diçka më pak, sepse mund të angazhohet me siguri në drejtimin e një skuadre tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu