Allegri largohet me nder, në 5 sezone fitoi 11 trofe

Pas takimit me presidentin Agnelli, është marrë vendimi për Masimilliano Allegrin. Tekniku livornez në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi. Lajmin e ka dhënë vetë klubi juventin, ku shkruan: Masimilliano Allegri nuk do të jetë në krye të bankinës në sezonin “2019-2020”.

Gjatë këtyre pesë sezoneve te Juventusi, Allegri ka arritur të fitojë 11 trofe. Pesë prej tyre janë tituj të Serie A, garë të cilën Juventus vazhdon ta dominojë prej 8 sezonesh radhazi.

Allegri me Juventusin ka fituar edhe katër herë Kupën e Italisë, dhe tre herë Superkupën, teksa dy herë ka shkuar deri në finalen e Championsit.

Ndërkaq, nesër në orën 14:00, tekniku 51-vjeçar do të dalë në një konferencë për shtyp.

Në daljen përpara medieve, Allegri pritet të sqarojë arsyet e largimit nga Juventusi.

“Trajneri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli do të takohen nesër me mediat për një konferencë për shtyp, në orën 14:00 në stadiumin Allianz”, ishte njoftimi tjetër i klubit kampion të Italisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu