Allegri zbulon favoritët për titull në Serie A

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ka zbuluar se cilat skuadra janë favorit për ta fituar titullin në Serie A.
Këtë fundjavë do të filloj sezoni i ri në Serie A. Juventusi do ta nis mbrojtjen e titullit në ndeshjen ndaj Fiorentinsë, e cila luhet të shtunën nga ora 20:45.

Pavarësisht përforcimeve të mëdha që ka bërët gjatë kësaj vere, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri synon t’i mbaj me këmbë në tokë juventinët.

” Nuk jam dakort me ata që thonë se Juventusi këtë vit do ta ketë më të lehtë të fitojë kampionatin. Është e vërtetë që kemi blerë lojtarë të rëndësishëm, por kjo nuk mjafton për të fituar, duhet të arrish gjithçka në fushën e lojës”, ka deklaruar ai.

“Objektivi ynë është që mars të jemi në garë për të fituar të tre garat ku marrim pjesë dhe pastaj të luajmë gjithçka për gjithçka. Nuk do të jetë e thjeshtë për ne, sidomos fillimi i sezonit i cili është gjithmonë shumë i vështirë. Skuadrat rivale të Juves në garën për titull? Jane po ato, Interi, Roma dhe Napoli”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu