Almeda Abazi bën ‘gafë’, detyrohet të kërkojë falje publike në rrjete sociale

Tashmë, që zyrtarisht është në pritjen e ëmbël të një djali, bukuroshja shqiptare po ndan gjithnjë e më shumë me ndjekësit virtual momente nga përditshmëria, ku fokusi parësor, sigurisht që është tek fëmija që pritet të vijë në jetë së shpejti. Nga dhuratat e para, tek stili i veshjes, ish-Missi shqiptar Almeda Abazi është treguar shumë e hapur në drejtim të këtij kapitulli të ri të jetës, kur siç është bërë e udhës, nuk mungojnë momentet kur publikohen foto nga ushqime të ndryshme. Sepse, normal si një nënë e re në pritje, nepsi për ushqime i është shtuar pa fund.

Në këtë vazhdë, ajo ka postuar një foto me ushqime ditën e djeshme në instastory duke i cilësuar si ushqime nga Kosova, madje bukuroshja ka përmendur faktin se pikërisht këto ushqime janë një arsye më tepër përse ajo e do Kosovën.Por ka mjaftuar kaq dhe Almeda është “bombarduar” me komente që e shënjestronin për faktin se ajo po konsumonte ushqime serbe.Nën këtë trysni, bukuroshja shqiptare ka vendosur që ta fshijë këtë foto, ndërsa ka kërkuar edhe një falje publike. Ao ka shkruar: “Nuk e dija që janë serbe, më falni! Qetësohuni”, ka shkruar Almeda në postimin e saj të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu