Alsat përgënjeshtron vetveten – dëshmon se e ka shpifur Afrim Gashin

Me 28 nëntor Alsati beri një lajm me çka njollosi dinjitetin dhe autoritetin e sekretarit të përgjithshëm dhe koordinatorit të grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, duke thëne se policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe i ka huazuar Vesel Memetit telefonin e tij. Sonte në lajme u mundua te përmirësoje vetëveten duke thëne se kjo nuk ka ndodhur, por edhe forma e tillë e lajmit edhe me tej është fyese dhe ofenduese ndaj Afrim Gashit.

Alsati ne mënyre indirekte pranoi se ka gabuar dhe ka shpifur ndaj Afrim Gashit por me mënyrën se si atë e beri sonte edhe me tej fyen dhe ofendon dinjitetin e tij. Deri sa redaksia e Alsat-m ne mënyre eksplicite nuk pranon se ka gabuar dhe kërkon falje ndaj Afrim Gashit asaj edhe me tej i mbetet barra se ka shpifur dhe ofenduar rende personalitetin e Gashit si dhe te përkrahësve të cilët ai i përfaqëson në Kuvend.

Nga ajo që redaksia jonë ka kuptuar nëse Alsat-m nuk kërkon falje për këtë shpifje do të vijon padia e ngritur nga ana e z. Gashit ndaj Alsat-m.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu