Alternativa do udhëheqi me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ja cila ministri do i kalojë BDI-së

Negociatat për anëtarësimin e Alternativës në Qeveri janë drejt përfundimit. Liderët e partive politike javën e ardhshme pritet ta shpallin marrëveshjen për ndarjen e ministrive me të cilat do të udhëheqin, shkruan InfoShqip.

Ashtu edhe siç ishte paralajmuar nga InfoShqip rreth 2 javë mëparë se Alternativa do kërkojë një ministri nga LSDM dhe nje ministri nga BDI dhe disa drejtori për tu inkuadruar në qeveri, pas bisedimeve dhe dakordësimit mes Zoran Zaev, Afrim Gashit dhe Ali Ahmetit Alternativa do drejtojë me Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar aktualisht nga Venko Filipçe nga rradhët e LSDM dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë e cila drejtohet nga Jeton Shaqiri kuadër që vjen nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Por duke qenë se BDI do ja japi Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë Alternativës, burime zyrtare nga BDI për Portalin InfoShqip kanë thënë se BDI do drejtojë me Ministrinë e Arsimit ose me Ministrinë e Bujqësisë e cila aktualisht është e lirë pas daljes nga qeveria të Lëvizjes Besa. Gjithashtu InfoShqip mëson se njëra nga ministritë e lart përmendura do i takojë degës së BDI në Çair ose respektivisht krahut të Izet Mexhitit, grupacion që gjatë kohë ka pasur pakënaqësi me mënyrën se si kanë qenë të ndara postet qeveritare. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu