Alternativa e paqartë nëse do e mbështesin Kasamin për Tetovën, ja çfarë thotë Zejd Rexhepi

Për mbështetjen ose jo ndaj Bilall Kasamit për rrethin e dytë në garën për Tetovën, Skender Rexhepin – Zejdi nga Alternativa thotë se për këtë duhet të vendosin organet e të dyja partive, duke aluduar në Kuvendet Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Shton edhe se çdo e keqe shqiptarëve në Maqedoni u vjen nga BDI.

Për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rrethin e dyte duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partitë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe atë lokal nga ana e BDI-së, andaj sa më herët kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq më mirë do të jetë për shqiptarët”, tha Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu