Alternativa e prerë kundër Besës: Ata që tradhëtuan nuk kanë vend në koalicion

Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka bërë një deklaratë sa i përket koalicionit shumë të përfolur trepalësh opozitar, ku sipas deklaratës që bëri, gjasat janë të pakta për bashkëpunim të tre partive, ai ne mënyrë kategorike rrefuzoi koalicionim me Lëvizjen BESA, shkruan InfoShqip.

“Nëse Alternativa bën një koalicion joetik me ata nga të cilët ishte tradhtuar, kjo mund të bëjë që partia ta humbasë përkrahjen nga zgjedhësit e saj.

Për neve gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë me dinjitet dhe besnikë ndaj mbështetësve tanë, votuesve dhe vlerave që i promovojmë, pavarësisht nga çmimi që duhet ta paguajmë,” ka thënë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu