Alternativa i ka reaguar zv/kryeministrit Artan Grubi i cili ka akuzuar opozitën shqiptare se nëpërmjet veprimeve të fundit dëshiron të faktorizohet. Nga Alternativa thonë se kur përfaqësuesit e BDI kur krekosen me UÇK-në, flamurin atëherë gjithçka është normale dhe në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.
“E përshëndesim reagimin e Grubit. Nuk ka shërbim më të madh se kjo provë dhe konfirmim se BDI janë hipokrit të paparë dhe shqiptar të përshtatshëm për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në.
Kur përfaqësuesit e BDI-së krekosen me UÇK-në, përmendore, flamur… atëherë kjo është normale, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.
Kritikat për gjoja narativin për “Shqipëri të madhe”, është reflektim i frikës së BDI-së nga humbja në zgjedhjet, gjë që është e pashmangshme.
Bashkimi i shqiptarëve në dimensionin shpirtërore dhe kulturorë, dhe jo në dimensionin territorial është thelbi dhe fundamenti i vet BE-së.
Askush nuk ka dilemë se opozita e bashkuar shqiptare është pjesmarrës direkt për realizimin e antarësimit të plotë në BE. Për dallim nga disa të tjerë ne asnjëherë nuk do të keqpërdorim BE-në dhe partneritetin strategjik me SHBA-në për afera korruptive dhe përfitime personale”, thuhet në reagimin e Alternativës.