Ambasada Amerikane ka publikuar një video mjaft të veçantë në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në ditën ndërkombëtare të poezisë, trupi diplomatik ka vendosur që të recitojë disa prej vargjeve më të njohra që janë shkruar nga poetët e mëdhenj të shqipërisë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë. Ne po e festojmë duke recituar vargje prej disa nga poetëve më të njohur të Shqipërisë. A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?” shkruan ambasada. (TemA)










