Ambasada amerikane: Të dyfishohen përpjekjet për t’i kërkuar të gjithë autorët gjatë luftës në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar angazhim urgjent dhe të domosdoshëm për vik timat e luftës së fundit në Kosovë.

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka theksuar se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi.

Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit të përgjegjshëm, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë.

Duhet përkujtuar që ditë më parë për herë të parë në kuadër të gjyqësisë së Kosovës është dënuar serbi ,Zoran Vukotiq i cili gjatë kohës së luftës kishte kryer dhunim në drejtim të një gruaje shqiptare. Vukotiq u dënua me 10 vjet bur gim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu