Ambasada e SHBA-së në Prishtinë më e madhja në ballkan, ja sa kushtoi ndërtimi i saj dhe sa persona do punojnë në të

Rreth 5 vite më parë në Kosovë filloi ndërtimi i Ambasadës më të madhe në Ballkan, e që është ajo e SHBA’së, që u përurua muaj më parë, ndërsa sot stafi kaloi për punë aty. Ndërtimi i objektit gjigant, kushtoi plot 250 milionë dollarë, ndërsa pritet që brenda saj të punojnë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.

Amerika njihet si një prej shteteve më përkrahëse ndaj Kosovës, e këtë e kanë dëshmuar shumë herë. Një gjë të tillë e bënë edhe sot, gjatë inaugurimit të saj.

Çfarë e bën të veçantë objektin e saj?

Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk është e zakonshme, e as e thjeshtë. Aty nuk do të jetë vetëm vendi ku do të merren vizat, pasi që kjo ndërtesë, do të ketë edhe një rezidencë për trupat e marinës amerikane.

E shtrirë në afro 5 hektarë, Ambasada ka një hapësirë prej 15.800 metra katrorë. Ndërsa presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, njoftonte se ambasada do të punësojë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu