Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me raportimet për pritjen e kryeministrit Kurti nga Këshilltari për Siguri i kabinetit të Joe Biden, Jake Sullivan, duke raportuar se takimi nuk është mbajtur në ‘Shtëpinë e Bardhë’.Përmes rrjetit Twitter Hovenier tha se është befasuar nga artikujt e pasaktë në mediat vendore sa i përket lokacionit të këtij takimi.
“U befasova kur pashë disa raportime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të kabinetit të Biden, Jake Sullivan”, shkroi Hovenier.Sipas tij, Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë.
“Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, shtoi tutje ambasadori.
Ambasadori ka nxjerr fotografi edhe nga një takim i vitit 2010 të ish-kryeministrit Hashim Thaçi me ish-zëvendëspresidentin e atëhershëm Joe Biden, ku i pranishëm kishte qenë edhe vet ambasadori Jeff Hovenier.
“Si një shembull: në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendëspresidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive të Eisenhoëer” potencoi ai.
Takimi i kryeministrit Albin Kurtin me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të administratës së Joe Biden u komentua shumë nëpër media të Kosovës që konsideronin se Kurti nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë por në shkallë të një ndërtese.
(1/3) I was surprised to see several inaccurate & misleading stories in local press regarding the location of Prime Minister @albinkurti’s cabinet-level meeting with @POTUS Biden’s National Security Advisor @JakeSullivan46. pic.twitter.com/wcL75xf54d
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022