Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey ka deklaruar se aksioni i djeshëm nga Policia e Kosovës në veri është përcjell me kujdes. Ai tha se Amerika është duke bërë presion ndaj Prishtinës dhe që presin që të merret përgjegjësi.
“Jam në kontakt me kolegët në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT në Beograd. Po bëjmë presion ndaj Prishtinës dhe presim që njerëzit të marrin përgjegjësi për aksione të tilla”, citohet të ketë thënë ai. Godfrey tha poashtu se çështjet e pazgjidhura gjatë po shtyhen.
“Ka mundësi që duhet të përdoren për të bërë progres. Çështjet e pazgjidhura gjatë po shtyhen dhe, jo është më keq”, shtoi ai.
Ndryshe mbrëmë nga Departamenti amerikan i Shtetit u tha se Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për qetësi, pas zhvillimeve të 13 tetorit në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”– tha ai.









