Ambasadori Hovenier: Masat e Qeverisë për reciprocitet, plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokuemntet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu