Ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj thotë se, Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe atë botërore, pasi mund të provokoj një luftë botërore me përmasa kastastrofale. Kjo për shkak të lidershipit radikal nacionalist. Sipas tij, NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet që ta vëzhgojnë nga afër Serbinë.
Ja postimi i plotë:
Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe atë botërore!
Serbia është rrezik permanent për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.
Madje ajo mund të provokojë një luftë botërore, me permasa katastrofike, për shkak të lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit dëshiron të justifikojë, qoftë edhe përmes konflikteve, dëshitimin dhe debaklin në të gjitha luftrat e shkaktuara në dekadat e fundit, në territorin e ish federates jugosllave.
NATO,SHBA dhe Bashkimi Europian, duhet t’i vëzhgojne nga afër provokimet dhe lëvizjet e forcave serbe, duke ia bërë të qartë se ajo mund të pesojë humbje dhe katastrofa tjera, nëse luan me zjarrin dhe rrezikon paqen në Ballkan!










