Ambasadori i ri amerikan: Mezi pres të kthehem në Prishtinë

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së, shkruan Gazeta Metro.

Ai këtë e ka shkruar në Twiterr, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi për pozitën.

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.

Kujtojmë se kreu i ri i diplomacisë amerikane në Kosovë ka pranuar dekoratë nga ish presidenti Hashim Thaçi vite më parë.

Më poshtë postimi i tij:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu