Ambasadori i SHBA-ve në Shkup u bën thirrje gjykatësve të mos e keqpërdorin emrin e tij

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli i ka shkruar kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev se është i zhgënjyer nga informatat e përditshme që kanë arritur te ai se gjykatësit kanë miratuar vendime për paraburgim nën ndikimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, njofton Sdk.

Xholev ua ka transmetuar përmbajtjen e letrës gjykatësve, ku Bejli paralajmëron se është keqpërdorim i rëndë dhe gënjeshtër nga ana e gjykatësve.

Letra i është dërguar edhe ministres se Drejtësisë, Renata Deskoska, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski dhe te kryetari e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu