Ambasadorja çeke në Mal të Zi: “Ballkani i Hapur” është i mirë nëse përfshihen të gjitha vendet

Ambasadorja e Çekisë në Mal të Zi, Janina Hrebiçkova duke komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, tha se është prioritet që vendet kandidate për anëtarësim në BE të respektojnë reformat e vështira që të çojnë drejtpërdrejt në Union.

“Ne do të vazhdojmë të gjitha projektet që mbështesin atë rrugë”, tha ajo në TVCG.

Ajo deklaroi se prioritet i tyre është gjithëpërfshirja dhe se do të ishte mirë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e kësaj nisme.

Në Ballkanin e Hapur ka vetëm tre, dhe tre nuk janë gjashtë. Kjo përgjigje është mjaft e qartë. Nëse, për shembull, do të krijohej një platformë e re ku do të përfshiheshin të gjashtë dhe do të harmonizohej me të gjitha normat dhe standardet e BE-së. , atëherë pse jo, nëse do të ishte një urë nga pika A në BE, dhe jo nga pika A në pikën B, pastaj në pikën C, dhe BE-ja do të mbetej diku në fund. Kjo nuk do të ishte mirë për ne” tha Hrebiçkova.

Ajo theksoi se vetë vendet vendosin se cilës nismë do t’i bashkohen dhe se BE-ja nuk mund t’i detyrojë të bëjnë asgjë, nëse vendosin për “Ballkanin e Hapur”.

Sa i përket Republikës Çeke, nëse ne do të ishim në vendin e tyre, atëherë do të dëshironim të respektonim reformat e vështira që do të na çonin drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE2”, tha Hrebiçkova.

Nismëtarë të “Ballkanit të Hapur”, që përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kjo iniciativë u mor në tetor të vitit 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu