Ambasadori Amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ishte i treti që foli nga shtetet anëtarë të Kombeve të Bashkuara në këshill pas fjalimit të ambasadores Vlora Çitaku.
Ai tha se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në dialogun me Serbinë dhe se pajtohet me kolegun e tij nga Gjermania.
“Është dëshpëruese që kur dialogu kërkon përmirësime ne dëgjojmë këtu gjuhë shumë kundërthënës dhe kjo është shumë fatkeqe dhe pajtohem me kolegun gjerman. Ne të gjithë e mirënjohim faktin se UNMIK-u ka përmbushur obligimin e vet dhe gjithsesi përmes ekipit të OKB-së mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut.
Siç ka kërkuar Amerika edhe më herët ne dëshirojmë të kemi vlerësim rishikimet të strategjisë dhe një exit plan të UNMIK në Kosovë dhe që të punohet më shumë në normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë. Është momenti i duhur siç ka thënë Trump që të arrihet një marrëveshje dhe kjo është e mundshme në vitin 2019”, ka thënë ai. Por duke theksuar se duhet një anulim i taksës i Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. /Periskopi










